Dortmundi, triumfi në Superkupë, mposht Bajernin


Superkupa e Gjermanisë, luajtur në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut, u fitua nga verdhezinjtë 2-0.

Dortmund-Bajern Mynih 2-0 (Alkaçer 48′, Sanço 69′)

Ndeshja e së vërtetës, pas testeve miqësore teksa verdhezinjtë kanë regjistruar shumë rezultate pozitive, por dhe Bajerni jo keq, nisi e zjarrtë. Në 45’ minutat e parë, luhet hapur me të dyja ekipet që i afrohën disa herë golit.

Ka dhe gabime të shumta, kryesisht në mesfushë. Pas pushimit, loja nis me ngulmimin e Dortmundit që në 48’-ën, kalon përpara. Aksion me Sançon që rikuperon një top në të djathtë dhe më pas sherben për Palko Alkaçer i cili gjuan menjëherë dhe befason Nojer, 1-0.

Bajerni nuk stepet dhe sheh përpara. Në të 56’-ën portieri verdhezi Hitz, shpëton skuadrën nga goli i barazimit duke devijuar një top-gol në këndore.

Pa kaluar dy minuta, rast tjetër ideal për bavarezët me Koman, Levandovskin dhe Myler të cilët në zonën e vogël, nuk shfrytëzojnë mundësinë e pastër. Favre, trajneri vendas, kërkon përqëndrim duke tentuar të mbajë larg sulmuesit e Kovaç.

Ky i fundit, në 66-tën heq nga loja Myler, në vend të tij Davies. Asgjë. Dortmundi sërish në gol dhe këtë herë, janë vetë mbrojtësit e Bajernit që gabojnë. Boateng-Tiago, mes tyre futet Sanço, rrëmben topin dhe i ftohtë përpara Nojerit, shënon të dytin. Festa ka nisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!