Sulejmani, dopietë Eintrahtit në Kupë
Valdhov Manheim që militon në Ligën 3 , e vuri në vështirësi sot Eintrhat Frankfurt në ‘Carl-Benz- Stadion’ për Kupën e Gjermanisë.
Një takim sa spektakolar aq dhe i çuditshëm ndërsa në harkun e 90 minutave,u regjistruan plot 8 gola.
Sigurisht lajmin e bën futbollisti shqiptar Valmir Sulejmani që aktivizohet te Manheim. 23 vjeçari nga Kosova (lindur në Gjernmani), me perforamncën e treguar, tërhoqi vemëndjen, teksa në pak minuta nga starti i takimit, shënoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht në mintën e 3-të dhe më pas në të 11-tën, dyfishoi për të zotët e shtëpisë duke entuziazmuar të pranishmit. Gjithsesi, Eintraht, i’a del të barazojë brenda 45 minutave të para.
Në të dytën, Manheim kalon sërish përpara në të 73-tën me Marx, por Rebiç merr timonin e skuadrës së Bungesligës duke evituar surprizen dhe shënon me breshëri tri gola në 14 minutat e fundit.
Megjithatë, gjurma e Suljemait, në këtët takim, ishte magjike. Dy gola Eintrahtit, jo keq.