Conmebol nuk e fal, dënohet sërish Mesi!
Në “Copa America” që përfundoi pas kohë më parë, kemi parë një Lionel Mesi tjetër, krejt të ndryshëm nga ai i Barcelonës. Veçanërisht pas ndeshjeve në grupe.
Nuk ia mbyll goja, akuzonte gjyqtarët, akuzoi edhe Conmebol (Konfereratën e Futbollit të Amerikës Latine) si të korruptuar, pasi gjithçka ishte e paracaktuar që trofeun ta fitonte Brazili.
Në finalen e vogël, për vendet 3-4 ndaj Kilit, përpos që doli me karton të kuq, në shenjë proteste nuk u paraqit as në ceremoninë e dhënies së trofeve.
Para pak ditësh, për Lional Mesin u dha një masë disiplinore. U pezullua një ndeshje dhe u ndëshkua me një gjobë prej 10 mijë dollarësh. Por me sa duket kjo paska qenë vetëm fillimi.
Komisioni i etikës i Conmebol ka marrë masën e dytë për fjalët dhe akuzat e lëshuara nga kapiteni i Argjentinës. Ai e ka dënuar Mesin me 3 muaj pezullim dhe një gjobë prej 50 mijë dollarësh.
Kjo mase do të thotë, se “Pleshti” nuk do të luajë me Argjentinën në ndeshjen hapëse për eliminatoret e Botërorit 2022, si dhe një miqësore.