Ndalet me turp Libertadores, 8 të kuqe!…
Kupa Libertadores në Amerikën e Jugut ndalet për shkak të koronavirusit. Por me një turp të paparë në derbin brazilian, midis Gremio dhe Internacional, ku tifozët ishin dëshmitarë të skenave të dhunshme të vërteta, si ato nga Perëndimi i Largët.
Tensioni dhe dhuna shpërtheu në fushë midis futbollistëve disa minuta para fundit, kur një grindje shpërtheu dhe qe me vështirësi u vu nën kontroll me ndihmën e ushtrisë.
Gjyqtari argjentinas i këtij takimi të fundit për Kupën Libertadores, Fernando Rapalini, u detyruar ta nxirrte 8 herë kartonin e kuq nga xhepi, duke ndëshkuar nga 4 futbollistë për secilin ekip.