Kartoni i Mesit: 1 ndeshje dhe 1500 $ gjobë!

● “Pleshti” u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit për vendet 3-4 në “Copa America”, pas një incidenti me ish-interistin Medel
Lionel Mesi nuk do të aktivizohet me Argjentinën në ndeshjen e pare kualifikuese për Botërorin 2022. “Conmebol” e ka skualifikuar numrin 10 “albicelestëve” për një ndeshje, si dhe e ka gjobitur me 1500 dollarë, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen finale për vendet 3-4 kundër Kilit në “Copa America”.
Ylli i argjentinasve që u ndëshkuar me karton të kuq pas një incidenti me ish-interistin Geri Medel, në shenjë proteste braktisi ceremoninë e dhënieve të çmimeve dhe lëshoi një lumë deklaratash dhe ndaj Federatës së Amerikës Latine (Conmebol), duke e akuzuar atë për favorizime ndaj Brazilit.