Frashëri lë Kukësin, “sytë” nga Teuta…
Ashtu siç përflitej, 28-vjeçari korçar Stivi Frashëri, ka përfunduar dje bashkëpunimin me skuadrën e Kukësit. Fundori, që për dy vite ka mbrojtur portën e verilindorëve, nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale, bën me dije “divorcin” e tij, duke u uruar suksese klubit dhe ish-shokëve të tij të skuadrës.
“Ju lajmeroj miq te dashur, qe nga ky moment nuk do te jem me pjese e FK Kukesit ! Kam qene pjese e nje familje qe me kane respektuar dhe jane kujdesur ne menyren me te mire te mundshme… Nje klub te cilit jam munduar ti jap gjithcka dhe njekohesisht kam marr shume prej tij, nje grup me cuna model qe vertet do me mungojne . I uroj FK Kukesit suksese, cunave dhe pjeses te stafit qe lash pas”, shkruhet në postimin e Frashërit.
Sipas zërave që qarkullojnë në merkato, pritet që sot portieri Stivi Frashëri, që në karrierën e tij sportive më parë ka luajtur edhe për Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin, t’i bashkohet durrsakëve të Teutës, për të zënë vendin bosh të krijuar pas largimit të kryeqytetasit, Isli Hidi.