Belgu Lukaku, mbeti me “valixhe në duar”…

Romelu Lukaku i Mançester Junajtid, do të mungojnë edhe miqësoren e
nesërme kundër Milanit.
Sulmuesi belg, me valixhen e tij në dorë për kaq kohë dhe afër transferimit herë te Interi dhe herë te Juventus, nuk është grumbulluar nga trajneri Ole Gunar Solskjaer për miqësoren me kuqezinjtë, e planifikuar për nesër pasdite në Kardif.
Ndërkohë, pjesë e listës prej 25 futbollistëve të grumbulluar, është francezi Pol Pogba, edhe pse të përflitet një transferim i mundshëm drejt galaktikëve të Real Madrid.