Poçetino: “Merkato? Pyesni Levin…”

● Trajneri i Totenhemit nuk e fsheh indinjatën për pozicionin e tij në klub dhe nuk u përgjigjet pyetjeve në lidhje me lëvizjet e “Spurs”: “Ndoshta tani jam më shumë trajner, sesa menaxher”…

Tregu i Totenhemit është thuajse formal. Kjo konfirmohet vetëm nga dy të mbërriturit dhe të regjistruar deri më tani (përfshirë mesfushorin Tanguy Ndombele nga Lion për 60 milionë euro), përballë morisë së thashethemeve rreth blerjeve të mundshme të reja (kthimin e Garet Bejlit apo blerjen e Paul Dibalës), por që deri tani nuk jane materializuar.

Të kërkosh dritë mbi këtë çështje nga Mauricio Poçetino është e kotë, sepse ai shprehet: “Unë kufizohem në stërvitjen e lojtarëve, duke u përpjekur të nxjerr sa më mirë nga ata.

Por unë nuk jam përgjegjës për pjesën tjetër dhe nuk di asgjë për të. Kjo lloj gjëje, shitja apo blerja e lojtarëve, rinovimi i kontratave apo jo, është në duart e klubit dhe Daniel Levit, jo e imja”.

Suksesi kundër Real Madrid në “Audi Cup”, nuk është i mjaftueshme për të qetësuar zhgënjimin e teknikut. “Ndoshta tani klubi duhet të ndryshojë përkufizimin e rolit tim, nga menaxher, tek ai i trajnerit, – vazhdoi Poçetino, – sepse tani detyra ime është vetëm të stërvis ekipin.

Unë jam ai që hartoj strategjinë e stërvitjes dhe strategjinë e lojës, metodat e punës , por unë nuk jam përgjegjës për situatat individuale të lojtarëve. Për këto gjëra ju duhet të kontaktoni klubin”, deklaron trajneri argjentinas i “Spërs”-ave, pa e fshehur indinjatën e tij ndaj drejtuesve të Totenhemit, të cilët e kanë spostuar gjatë merkatos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!