Shqipëri-Real Madrid, në Zagreb…

Me 8-11 gusht, kuqezinjtë deri në 19 vjeç, do të marrn pjesë në “International Memorial Tournament”, që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, nga data 8 deri në 11-të. Janë 8 skuadra të ndara në grupe A dhe B qe përkon me turneun numër 17.

Skuadra e Nevil Dedes është shortuar në grupin A, së bashku me Real Madridin, Dinamo Zagreb dhe Olimpija Ljubjanë. Grupi B me emra të tillë, si Kroacia U-19, Fejenordi, Grasshopers dhe Cerezo Osaka.

Real Madridi është kundërshtari i parë i U-19 të Shqipërisë, më 8 gusht (16:30). Të nesërmen, më 9 gusht, do të përballet me Dinamo Zagrebin, me ndeshjen që fillon në orën 18:15. Kundër sllovenëve të Olimpija Ljubjanës, po në orën 18:15 lujamë më 10 gusht. Ky turne mbyllet me finalen, parashikuar më 11 gusht.

Trajneri Dede më 4 gusht, ka parashikuar të nisë grumbullimin në Shkodër, ku teksa për dy ditë do përgatisë skuadrën. Drejt Kroacisë, mengjesin e datës 6. Me program tjetër stërvitor, deri sa të startojë ndaj Real Madridit të moshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!