Nuk ka falje, kuksianët gjoba për eliminimin

Trajneri Ernest Gjoka nuk ka qenë “viktima” e vetme e kuksianëve, pas eliminimit nga hungarezët e Debrecenit në turin e parë në Europa League.

Sot, futbollistët janë njohur edhe me gjobën, që drejtuesit e klubit verilindor kanë marrë ndaj tyre dhe stafit teknik të mbetur, për skualifikimin nga vazhdimi i garës në Europë.

Këtë e njofton klubi kuksian nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku bën me dije se lojtarët dhe stafi janë gjobitur me pagën e muajit qershor, të cilën nuk do ta marrin.

”Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2010. Për një përiudhë të pacaktuar, ekipi ynë do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Football Republic” në periferi të Tiranës. Me datën 5 gusht 2019, skuadra do të zhvendoset në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për të nisur pjesën e dytë të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë sezonit të kaluar, ekipi arriti disa nga objektivat e vendosura, duke fituar Kupën e Shqipërisë si dhe duke u shpallur nënkampion.Edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa League, skuadra bëri paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e dytë për Turin e Parë në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës hungareze të Debrecenit, por nuk arriti të kalonte turin, i cili ishte kushti kryesor i vendosur nga Klubi.

Ky rezultat, ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen mes Klubit tonë dhe trajnerit Ernest Gjoka, solli dhe përfundimin e bashkëpunimit me kryeqytetasin.  Rezultatet negative të arritura në kupat e Europës, kanë bërë që Klubi të marrë masa administrative ndaj ekipit. Konkretisht, eliminimi nga Turi i Parë kualifikues i Europa League ka sjellë vendosjen e gjobës për muajin qershor, për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik”, thuhet në njoftimin e klubit kuksian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!