Raporti i UEFA-s? Gjici, jemi qelibarë…

Mënyra më e  mirë për t’i paraprirë situatave të pakëndshme apo të dënueshme në sport, është fakti. Te Kukësi pas akuzave për trukim në takimin e javës së fundit me Kastriotin, e cila u bë publike nga ‘Panorama Sport’, ka folur vetë kreu i klubit verilindor Safet Gjici.

I pyetur nga ‘Balkanweb’, Safet Gjici hodhi poshtë akuzat ndaj klubit të tij duke deklaruar se Kukësi, nuk është pjesë e trukimeve jo vetëm në Kategorinë Superiore, por as në kompeticionet europiane.

Në fakt, vite më parë, skuadra e Kukësit, ndërsa stërvitej në Austri dhe në timon ishte Ernest Gjoka, pati një situatë kaotike. Futbollistëve iu kërkuan aparatet e telefonit pas një miqësorjeje dhe pas shumë negociatash pse jo dhe fakteve në favor të verilindorëve, gjithçka erdhi e u zbeh si flluskë sapuni.

Sot, Gjici ka deklaruar:- “Kukësi nuk ka trukuar ndeshje dhe as nuk trukon jo vetëm brenda kampionatit tonë, por as në Kupat e Europës. Nuk i druhemi fare këtij raporti, pasi jemi totalisht të pastër dhe nuk i njohim këto gjëra”.

Pas rastit Skënderbeu,ndërsa u dënua me 10 vite larg europës dhe 1 milion euro gjobë, ekipet shqiptare, do ta kenë shumë të vështirë për të bindur. Sidomos ata që monitorojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!