Lukaku-Dibala? Tifozët e Juves, çmenduri…

Seria A gjithnjë e më e ndezur në merkato. Prej javësh Romelu Lukaku, është kthyer në një telenovelë me vete.

Konte dhe Interi, kanë puntuar me insistim për shërbimet e belgut, por sot ‘La Gazzetta dello Sport’ thotë se sulmuesi i Junatid, do të kalojë te Juventus.

Një lëmsh i vërtetë. Makinacione të shumta, formula me disa ekuacione dhe në fund verdikte për tu zbardhur. Që sot. E raporton e madhja sportive në vendin fqinj.

Interi nuk e zhbllokoi dot Lukakun. Juvja gati ta rrëmbejë. Gjithnjë nëse Dibala, do pranojë të këmbehet e të shkojë në Mançester. Në Twitter, tifozët bardhezi, e quajnë çmenduri.

Si kurrë më parë, 98% e tyre, janë kundër shkëmbimit. E keqja më e madhe është se veç Dibala, shtohet edhe kartoni i Mandzukiç. E paparë…

Ndërkaq Inter, pas pistës Lukaku, hidhet në sulm për ‘il matador’. Edison Kavanit , Marota i ofron 10 milione në sezon dhe kontratë tri vjeçare. Sot një ditë super e nxehtë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!