Rikthehet Berisha, sot vizitat mjekësore…

‘TMW’,raporton se Valon Berisha, është kthyer në Paideia, për të kryer vizitat mjeksore. Së bashku me mbrojtësin Bastos i cili i bashkohet Lacios pas Kupës së Afrikës.

Shqiptari nga Kosova, pas mungesës së hapsirës te Lacio, u duk se do të kërkonte largimin me destinacion Salsburgun. Madje pati dhe shifra konkretë, mirpo nga dje, futbollisti polivalent, ka zbritur në Romë, dhe sot do të jetë për ritualin mjeksor.

Ndërkaq, Berisha këtë periudhë ndërsa grupi i teknikut Simone Inzagi është në terren me përgatitjet, ka deklaruar se është stërvitur individualisht në Austri dhe në Kosovë.

Mbetet për tu parë zhvillimet pasi aludohet se drejtori Igli Tare, i cilësuar nga mediat italiane si ndër menaxherët më të mirë mes 20 drejtorëve të Serisë A, të ketë ndikuar te Berisha. Për tu parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!