Mançesteri në Norvegji, Lukaku në shtëpi…

Romelu Lukaku vazhdon të mos shikohet në fushë. Mançester Junajtid, pas turneut në Australi dhe Azi, ndeshjen e fundit përgatitore para debutimit në Premier League, do ta zhvillojë në Norvegji kundër Kristiansund, skuadër e qytetit të lindjes së trajneri Ole Gunar Solskjaer.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, por “djajtë” kanë mbërritur në aeroportin e Oslos, pa Romelu Lukakun dhe Aleksis Sançez.

Ndërsa sulmuesi Sançez vuan dhe po kurohet pas një dëmtimi të tendinit të gjurit, Solskjaer garaton, se kileni do të jetë gati për të debutuar në kampionat, më 11 gusht kundër Çelsit.

Mungesa e Lukakut lidhet me problemet e merkatos, “telenovelë” që besohet se do të përfundojë gjatë javës. Dëshira e belgut është që të largohet nga Junajtid, ndërkohë që Inter dhe Juventus janë në garë për të Itali.

Lukaku nuk ka zhvilluar asnjë nga miqësoret me Mançesterin gjatë sezonit të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!