E priste Napoli, Pepe kapet në Londër

Nikolas Pepe, sulmuesi i Lilë në kampionatin francez, ishte ëndrra e madhe e Napolit në Seria A.

‘The Sun’, versioni on-line, raporton, përmes disa fotove, se lojtari nga Bregu i Fildishtë, është parë në Londër, teksa rruga e tij e dërgon te zyrat e Arsenalit.

Pepe 24 vjeç, duket se është magjepsur nga oferta e pazakontë e topçinjëvë të cilët kanë hedhur mbi tavolinë shumën e 72 milion stërlinave (78.5 milion euro).

Kjo është dhe shuma më e madhe e Arsenalit për një futbollist që kur skuadra e Londrës shpenzoi për Abumejang në 2018-tën me 56 milion stërlina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!