Jiangsu kërkon Bejl, Perez thotë “JO”!…

“Jo” Jiangsu Suning për Garet Bejl! Presidenti Florentino Perez ndaloi gjithçka, pikërisht kur uellsiani i ishte drejtuar Kinës. Nga Spanja vjen edhe motivi i kthesës së Real Madridit.

Edhe pse kinezët do të garantonin sulmuesit një marrëveshje trevjeçare prej 22 milionë eurosh për sezon, ata i kërkonin “galaktikëve” ta lironin Bejli me parametra zero.

Këtu ndërhyri presidenti Perez me një “Jo” të prerë për Jiangsu, duke njoftuar më pas edhe menaxherin Ivan Santini.

Kështu Bejl do të vazhdojë të stërvitet me Realin, ndërkohë që mund të luajë kundër Totenhemit në Kupën “Audi”.

“Spurs” mund të bëhet ekipi i tij i ri (pasi ai kishte luajtur atje nga 2007 deri në 2013), edhe pse Mançester Junajted është ende i pavendosur.

Kjo nëse nuk rihapen diskutimet me Kinën, duke pasur parasysh se tregu kinez mbyllet më 31 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!