Zidan e tepron, lë jashtë Bejl e Rodriguez

Zidan vijon të bëjë të fortin te Real Madrid. Edhe pse Bejl dhe Rodriguez u ndaluan nga Florentno Perez për tu larguar, francezi i stolit,përpos politikave të klubit, nuk i grumbullon dy futbollistët në fjalë.

Vala e kokëfortësisë, ashtu siç ka paralamëruar ‘sportiim.al’ menjëherë pas humbjes shokuese në miqësore me Atletikon, se Zidan,mund ta pësojë më shpejt se sa vetë teknikue mendon, duket se nuk ka ndikuar aspak.

Zërat se Murinjo mund të kapërcejë ‘dete’ e të vijë në Madrid, aspak problem për Zinedin Zidan. Në listën e Realit për ‘Audi Cup’, nuk janë ftuar asnjëri e as tjetri.

Kupa do të luhet Mynih të martën dhe të merkurën,ndërsa Garet Bejl dhe Hames Rodriguez, janë lënë në Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!