Jehona e turpërimit… dëmtohet Joviç
Degjenerimi që i bëri Realit, Atletiko Madrid mengjesin e sotëm edhe pse në miqësore, i ka vënë kapakun hipotezave se në dhomat e zhveshjes së galaktikëve, gjithçka është e hirtë.
Në Spanjë aludohet se shkaktari i vërtetë është trajneri Zinedin Zidan, i cili ka muaj që po kërkon të vendosë veton për shumë futbollistë të peshave të rënda.
Momenti Bejl në stol, teksa i drejtohej me vështrim inorizues trajnerit kur Reali pësonte të 6-tin (në fakt Reali u mund 7-3), bëri xhiron e botës .Veç Bejl me këmbë të startuara drejt Kinës, Sebajos që firmosi te Arsenali, Isko e të tjerë të padëshiruar, por dhe Rodriguez që mbeti në derë për shkak të dëmtimit të Asensios, duket se madrilenët janë bërë çorap.
Të gjithë duket se janë gati të shpërthejnë ndaj teknikut… E si mos të mjaftojnë këto dhe rezultatet negative, kaosi ka përfshirë edhe serbin e ardhur nga Eintraht Frankfurt, Luka Joviç. Sulmuesi doli pas 25 minutave lojë duke dëshmuar se ishte i dëmtuari i radhës.
Te Reali, urojnë të ketë qënë vetëm një moment i një lëndimi të vogël në kontaktin me portierin Oblak. Gjithsesi sirenat e alarmit po bien te galaktikët.
“Ambulanca” është e mbushur. Përpos Joviç, më herët janë dëmtuar edhe Asensio që i dha lamtumirën sezonit, por edhe Mendi që do të mungojë në startin e La Ligas.