E la Milanin, Kutrone përgatit valixhen…
Patrik Kutrone-Uolverhempton, thuajse e përfunduar. Sulmuesi i Milanit ka ndërprerë stërvitjen dhe u largua nga Bostoni, për t’u kthyer në Itali, ku do të formalizojë lamtumirën me “kuqezinjtë”, për të filluar aventurën e re me klubin anglez të Premier, i cili do të luajë në Europa League.
Për Kutronen, hipoteza Uolves është diskutuar nën drejtimin e avokatit të fuqishëm Mendes. Këto ishin ditë reflektimi për sulmuesin e ri 21-vjeçar, i cili e ka pranuar propozimin e klubit anglez.
Kështu, pas pothuajse dhjetë vjetësh, përvoja e Kutrones te “kuqezinjtë” ka përfunduar. Pas “boom”-it dy vite më parë, hapësirat në kampionatin e fundit ishte reduktuar shumë për sulmuesin.
Që nga fillimi i qershorit, zërat e një lamtumire me Milanin ishin bërë këmbëngulës. Përshpejtimi i orëve të fundit, shënon edhe fundin e historisë mes Kutrone dhe Milan.