Edhe sllovakët primitivë, në krah të Serbisë!

Shfaqjet e racizmit ndaj skuadrës kosovare të Feronikelit nuk kanë munguar në shkallët e stadiumit edhe gjatë ndeshjes ndaj Slovan të Bratislavës. Tifozët vendës nuk kanë qenë aspak korrektë, duke hedhur parulla raciste dhe slogane me sfond politik kundër Kosovës.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa ka mbajtur qëndrim zyrtar, duke u kërkuar institucioneve më të larta të futbollit, që të marrin masat e duhura për t’i parandaluar dhe ndëshkuar këto shfaqje që bien ndesh me parimet e “fair-play”-it.

“Federata e Futbollit e Kosovës i dënon ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura sot në ndeshjen e Europa Leagues në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan-Feronikeli. Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja, i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale. Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këto anomali nëpër stadiumet e tyre. Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla. Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF “Feronikeli” që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë.

Presidenti, Agim Ademi,Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”

Prishtinë, 24 korrik, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!