Kosova përkujton legjendën Fadil Vokrri

Sot, në ditëlindjen e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, janë bërë homazhe te varri i tij. Aty ishin krerët e FFK-së, familjarët, ish-bashkëlojtarët, shokët e miqtë e shumtë, tifozët, klubet e futbollit, qe folën dhe përkujtuan këtë legjendë të futbollit kosovar.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pasi ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e legjendës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, në emër të KE të FFK-së, ka falënderuar të gjithë të pranishmit që në këtë ditë të shënuar kanë bërë homazhe te varri i Fadil Vokrrit.

Homazhe kanë bërë edhe ekipet e veteranëve të Prishtinës, Llapit, Flamurtarit të Vlorës dhe Tetovës, të cilët me këtë rast, në mbrëmje do të marrin pjesë në turneut në stadiumin “Fadil Vokrri”, që është organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, në kujtim të figurës së ish-presidentit dhe legjendës, Fadil Vokrri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!