Lerda: Besoj te kjo skuadër…


Frakno Lerda dhe Bruno Telushi, u shfaqëm sot në konferencën për shtyp përpara se Partizani i tyre, të luajë nesër me Sherif Tiraspol të Moldavisë në “Selman Stërmasi” për turin e dytë në Europa League.

Tekniku u shfaq besimplotë se tani, ka ardhur koha të marrë frytet e punës me skuadrën e tij të re. Ndërsa Telushi, tha se skuadra do bëjë maksimumin për të arritur te objektivi. Vlonjati fton dhe tifozët për mbështetje.

“Përballë kemi një kundërshtar, të cilin do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fundit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht.

Detyrim për ne është që të bëjmë më të miren. Zbatimi me përpikmëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Sa i përket kualifikimit ai do të jetë në vijimësi të këtyre që deklarova më lart.

Kemi bërë dy paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtar cilësorë, janë grup me mjaft vlera”, – tha ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!