Feronikeli, dinjitoz në Bratislavë…

Slovan Bratislavë-Feronikeli 2-1  (Nono 9’, Shporar 63’ (p) / Hoti 66’)

Feronikeli i Zekerija Ramadanit luajti sot takimin e vajtjes me Slovan Bratislavën, i vlefshëm për turin e dytë në Europa League.

Edhe pse vendasit kanë dominuar në fraksionin e parë dhe kanë kryesuar me meritë në mesin e pjesës së dytë, “drenasit” me Hotin, kanë gjetur golin e shpresës duke e mbyllur sfidën 2-1.

 Në fakt, starti rezultoi i vështirë për kampionët e Ipko-s, të cilët e panë vetën në disavatazh që në minutën e 9-të me Nono. Mes duelit të sulmit vendas dhe mbrojtjes kosovare, fraksioni parë, la në fuqi golin e fillimit të takimit.

Në të dytën, Slovan fitoi një penallti, të cilën e realizoi Shporar. Për të ardhur te goli i Hotit, fill pas tri minutave nga dy-golshi vendas.

Goditja e dënimit dhe një top me fat, që mberrin te Hoti, i cili godet fort duke mposhtur portierin Greif. Rezultat që rrit ndjeshëm moralin e “dardanëve” për të kthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!