Trajneri i Sherifit: “Në Tiranë bën vapë”

Kroati Zoran Zekiç, trajneri i Sherif Tiraspol, doli në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes kundër Partiznit në program nesër.

Në fjalën e tij, tekniku u përqëndrua te gjëra të përgjithëshme dhe detaje nga vizita në Tiranë, duke u munduar të fshehë mënyren si si do të luajë skuadra e tij nesër ndaj Partizanit:

 “Tirana bën shumë vapë. Partizanin e kam parë në dy ndeshjet kundër Karabakut. Kanë ndërruar trajner dhe stili i tyre ka progresr. Njoh disa lojtarë të mbrojtjes,  edhe sulmuesin Solomon, pasi ka luajtur në Kroaci”.

“Çfarë pres nga kjo ndeshje? Pres shi. Nuk kemi çfarë të presim. K kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm tri javë që luajmë bashkë.Nesër pres një ndeshje shumë të vështirë, tifozeria do të jetë një armë më shumë për Partizanin. Edhe kushtet atmosferike nuk janë në favorin tonë. Dua që skuadra ime të luajë futboll, të bëjë paraqitje të mirë. Duhet të shënojmë, por sesi do dalë rezultati, nuk mund të them asnjëgjë”, përfundoi trajneri i Sherifit.

Latifi uroj të marrë vetën dhe të shfaqet sikunder ka treguar vlera te Skënderbeu. Te Akademia ka patur problem. Besoj se do kthehet sin ë kohët e mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!