Flamurtari, testi me Tiranën

Ymer Ademi, presidenti i Flamurtarit të Prishtinës, pohoi sot, se skuadra e tij do të vijojë të përforcohet me të tjerë elementë.

Pas Selimajt, portierit shkodran, që firmosi pak ditë më parë, tashmë klubi i ka sytë te të tjerë futbollistë dhe pista e Superiores por dhe e Kategorisë së Parë, janë  alternativat e mundëshme të Flamurtarit.

Më pas, kreu i Flamurtarit të Prishtinës, thotë se të dielën pasdite, do të asistojë për të ndjekur miqësorën e Ohrit, teksa në axhendë është takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit.

 “Duam të tjerë futbollistë. Në fakt i duhën skuadrës pasi siç kemi theksuar më herët, duam të ndërtojmë një skuadër konkuruese”.

Selimaj, mendoj se është një garanci më shumë për portën por pista në Shqipëri, do të studiohet për të tjerë lojtarë. Një qëndërmbrojtës, mbase nga Besëlidhja por dhe një mesfushor linje nga Superiorja, janë prioritet”.

Të shohim. Të dielën, do luajmë në Ohër ndaj Tiranës një miqësore. Stafi teknik, do të më njoftojë e propozojë diçka rreth gjendjës. Gjithësesi, kam në plan të udhëtoj edhe vetë për të parë nga afër këtë test të rëndësishem për ne”– tha  për ‘Sporti iM’, presidenti i klubit Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!