Testi shkon në favor të Gjilanit…

Gjilani i Gentian Mezanit, pasi barazoi 1-1 në miqësoren e parë me Dritën, sot ka zhviluar një tjetër test miqësor.

Këtë radhë gjilanasit që kanë kryer shumë afrime në prag të edicionit të ri të Ipko-s, u takuan në “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan me LLapin.

Edhe pse miqësore, mësohet se në shkallë kanë qënë për të mbështetur benjaminet e tyre rreth 450 tifozë. Loja ka rezultuar e zjarrtë me ekipin vendas që ka dominura në të gjitha drejtimet.

Pas pjesës s ë parë pa gola, Gjilani ka shënuar në të dytën me Hajdarin duke marrë një fitore prestigji. Të dyja skuadrat janë pjesëmarrëse në Ipko Superligën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!