Armend Dallku “i var këpucët” në gozhdë!…

Ky është lajmi i klubit të Prishtinës në Kosovë. Në moshën 36-vjeçare, mbrojtësi Armend Dallku, ish-pjesëtar i Kombëtares kuqezi, aktualisht kapiten i skuadrës kryeqytetase, pas një karriere prej dy dekadash, i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

”Falënderim të madh kapitenit! Faleminderit Armend!

Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë – 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2019 me 5 gola, 3 prej tyre në Europë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 – 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

Dallku me Prishtinën është ndër 10 futbollistët (i 9-ti) me më së shumti paraqitje pas luftës në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë.

Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme.

Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin, Prishtina do të vazhdojë bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej,”- shkruhet në njoftimin që klubi bardhekaltër i kryeqytetit të Kosovës ka shpërndarë për mediat nëpërmjet një postimi i “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!