Selimaj, akordi i arrirë me Flamurtarin e Prishtinës

Sikurse pati shkruar ‘Sporti iM’ dje në materialin me titull, ‘Portieri shkodran, drejt Flamurtarit’, sot ka ardhur dhe zyrtarizimi. Erind Selimaj nënshkruan për një vit me ekipin e presidentit Ymer Ademi duke bërë realitet ëndrren e vetë klubit nga Prishtina.

Erind Selimaj 30 vjeç, ka gjetur akordin dhe më pas ka hedhur firmën mbi kontratë, teksa klubi e ka prezantur ditën e sotme. Kështu një tjetër lojtar i vyer i Vllaznisë, vendos të braktisë ekipin shkodran që në mënyrë absurde, endet mes kaosit organizativ dhe pikëpyetjeve për liçensim në edicionin e 81-të të Superiores Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!