Portieri shkodran,drejt Flamurtarit…

Portieri i Vllaznisë së Shkodrës Erind Selimaj, pritet të veshë fanelën e Flamurtarit të Prishtinës. Lojtari 30 vjeçar, me një karrierë kryesisht te kuqeblutë, teksa ka veshur edhe bluzën e Adës, Tërbunit dhe Luftëtarit, është shumë pranë ekipit të presidentit Ymer Ademi.

Kryeqytetasit kuqezinj, zhvilluan një garë realitivisht të mirë edicionin e kaluar, ndërsa vëndi i 6-të në Ipko Superligën e Kosovës, është konsideruar arritje e klubit.

Gjithësesi, një president ambicioz si Ademi, nuk mund të qëndrojë duarkryq. Sipas asaj që raportohet nga vetë portieri i Vllaznisë, skuadra e Flamurtarit dhe presidenti Ymer Ademi, i kanë kërkuar që të nënshkruajë për Flamurtarin e Prishtinës.

Presidenti i Flamurtarit më dëshiron te skuadra e tij. Jam ndier shumë i vlerësuar pasi që në fillim, z.Ademi,më ka thënë vendos vetë çmimin në kontratë. Është një vlersim goxha i madh dhe unë po e mendoj seriozisht angazhimin me Flamurtarin e Prishtinës” ka thënë Selimaj.

 Ndërkaq një tjetër portier nga Shqipëria kalon te skuadrat e Kosovës. Sipas “Kruja Sport’, Elidon Selaci,ish portier i Kamzës,Kastriotit dhe Ilirisë, ka nënshkruar për ish ekipin e korçarit Bledi Shkëmbi (në rolin e teknikut). Bëhët fjalë për Lirinë e Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!