Iliria në udhëkryq, Sala e nis nga ‘zero’

Iliria e Fushë-Krujës, përtej dëshirës së “Fergusonit” shqiptar Fatmir Sala, për të garuar në nivele të larta në Kategorinë e Parë, mbetet një ekip që rrezikon së tepërmi edicionin e ri.

Skuadra në vartësi të Bashkisë Krujë, rrezikoi edhe vjet Kategorinë e Parë, ndërkohë që edicionin e ri, është grafikuar në grupin B, ose ndryshe në atë të jugut.

Por edhe pse Sala është konfirmuar nga administratori Loci, trajneri  që udhëheq prej 26 viteve Ilirinë, pritet të ketë një ‘mal’ përpara se të konturojë grupin e ri.

Nuk thuhet në publik, por nga burime të sigurta, ‘Sporti iM’ mëson se futbollistë të caktuar të ‘ilirëve’, nuk janë paguar as dy muajt e fundit të sezonit të shkuar.

Kjo ka bërë që  shumë nga titullarët, të marrin arrratinë dhe të largohen përfundimisht nga skuadra. Lista është e gjatë.

Të ikurit janë portieri Elson Demi dhe futbollistët  Xhorxhian Boçi, Emanuel Dule, Imer Zuna, Dunmoye Kabiru, Albi Xhabrahimi dhe Rudolf Turkaj me këtë të fundit që ka nënshkruar për kurbinasit në Superiore.

Situata kaotike me financat, por dhe fakti që në stadiumin “Redi Maloku” do të luajnë Kastrioti dhe vetë Iliria, përbën një tjetër hall të fushëkrujasëve në këtë vigjilje të kampionatit të ri. Iliria pritet të dalë në terren javën e fundit të muajit korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!