Mërgjyshi e pranon, Apolonia synon kreun…


Ndërsa dje festoi 21 vjetorin e lindjes, Erisildo Smaçi i larguari i fundit nga Laçi, i bashkohet Apolonisë.

Trajneri i Apolonisë Artan Mërgjyshi, në një bisedë për ‘Sporti iM‘, ka rrëfyer situatën dhe strategjinë e klubit për këtë edicion futbollistik.

Tekniku kryeqytetas, ndër më të spikaturit në fushën e trajningut, ka besim se politikat e klubit dhe kontigjenti që ka në dispozicion, do t’i shërbejë Apolonisë së Fierit, për të ngritur ‘kokën’.

Prej vitesh Apolonia ka rënë ‘preh’ e Kategorisë së Parë, ndërsa Mërgjyshi në të shkuarën i pati dhënë jo pak madhështi fierakëve. Kërkon ta bëjë sërish. Ish-tekniku i disa skuadrave në Superiore shprehet:

Ambicje maksimale këtë sezon.Shpresojme t’ia dalim duke u nisur së pari nga organizimi dhe serioziteti që ka klubi Apolonia.

Mbështetur te një bazë e mirë e lojtarëve nga sezoni kaluar si Nako, Hysenshehaj, Cako, dhe te të rinjtë si Sota, Mihana, Harizaj etj. Gjithashtu duke perforcuar grupin me lojtarë të tjerë me eksperiëncë si nga Superiorja dhe nga Kategoria e Parë.

Gjithnjë duke u mbështetur dhe në filozofinë e klubit për afrimin dhe promovimin e lojtarëve të rinj për t’i bërë gati për në treg (Rasti Uzuni, ndërsa sivjet kemi afruar dy të rinj si Smaçi dhe Vrapi).

Të gjitha këto situata, na mbushin me besim, se do të kemi një grup solid , pse jo të synojmë me të gjitha forcat qe t’ia dalim për t’u ngjitur”.-deklaroi trajneri i fierakëve Artan Mërgjyshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!