Rama mediton kualifikimin…
Që kur mbrriti te Kukësi,Valdet Rama, pritej që do të ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Superiores shqiptare.
Në fakt, ish futbollisti i kombëtares që një Zot e di se pse nuk ftohet sërish, erdhi duke e rritur nivelin e lojes së tij por fatkeqësisht disa dëmtime, vetë Kukësi dhe hallkat e skuadrës në fushë, nuk e kanë ndihmuar dhe aq.
E fundit ndeshja për Europa League me Debrecenin. Rama ndalet, analizon takimin e shkuar të humbur 3-0 dhe mediton të kthimit. Kosovari beson se ngjet mrekullia.
“Në pjesën e parë kemi bërë një lojë shumë të mirë. Kemi pasur raste për të shënuar por fatkeqësisht nuk ndodhi. Në pjesën e dytë ndodhi ajo që ndodhi dhe i pësuam ato gola dhe duhet ta rishikojmë dhe të mësojmë prej atyre gabimeve që kemi bërë
Për mua ishte penallti por gjyqtari e pa ndryshe. Një gol do të ishte me shumë vlerë për ne. Vazhdimisht në futboll ndodhin gjëra që i kemi parë, duhet të besojmë se loja fillon prapë 0-0 dhe ne do të mundohemi të fitojmë ndeshjen e të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Duhet të kemi besim, mund t’ja dalim”-tha mesfushori për ‘SuperSport’.