Laçi, zbardh axhendën…

sportiim2

Pas Partizanit që do të niset të martën në mëngjes drejt Azerbajxhanit për t’u ndeshur me Karabak në të kthimit për Champions League, është Laçi që zbardh axhendën e transfertës izrealite.

Bardhezinjtë sikurse Partizani, u prezantuan me dinjitet në të vajtjes ndaj kundërshtarit në Europa League, Hapoel Ber Sheva, teksa barazuan 1-1 në sfidën e Laçit.

Kurbinasit, udhëhiqnin deri në të 78′-tën me gol të Nuabueze, por ai gol nga Levi, ka ndërlikuar pozitat e skuadrës së Staroves për një kualifikim në turin e dytë.

Gjithsesi, te Laçi ka optimizëm. Sot klubi ka zbardhur axhëndën e transfertës me start të saj, ditën e merkurë. Kthimi i takon datës 19 në mëngjes.

?>