Starova do “fatin” e munguar në Ber Sheva
Të enjten, në orën 19:30, skuadra bardhezi e Laçit do të luajë në transfertë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës Hapoel të Ber Shevas. Ndërsa po i jepte dorën e fundit përgatitjeve para nisjes drejt Izraelit, trajneri Starova ka folur në mikrofonin e “RTSH SPORT”.
“Është një kundërshtar që shquhet për diferencën që ka për ndeshjet brenda dhe jashtë në kampionatin izrealit. Skuadra duhet të jetë shumë e kujdesshme. Kundërshtari përdor zakonisht një taktikë që ku tregohet shumë agresiv që në fillim të ndeshjes”.
“Bobi”, trajneri me mjaft përvojë i kurbinasve, ka deklaruar se skuadra është gati dhe lojtarët e dine se kush do të luajë. Sakaq, Starova shprehet edhe se në një ndeshje e tillë, do të ishte mire që “fati” të ishte aleati i kurbinasve, gjë qe u mungoi në Laç.
“Formacionin nuk e kam lënë surprizë, nuk e kemi mbajtur sekret. Djemtë e dinë kush do luajë dhe po punojmë për të përmirësuar çdo defekt. Në këto lloj ndeshjesh vendos edhe pak fati, diçka që nuk e kishim në takimin e parë ”, tha Starova.
Takimi i parë per Europa League, zhvilluar në stadiumin e Kurbinit të enjten e shkuar, midis skuadrës së Laçit dhe asaj izraelite Hapoel Ber Sheva, përfundoi në barazimi 1-1.