Lerda: Nuk jemi në Baku për turizëm!

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, sipas protokollit, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës së kthimit kundër Karabakut. Në fjalën e tij për gazetarët azerë, tekniku i të kuqve të kryeqytetit, është shprehur se Partizani do ta tentojë kualifikimin, pavarësisht nga kundërshtari i forte përballë.

– Nga mediat shqiptare bëhet e ditur se jeni përgatitur edhe për 11-metërshat?

– 11-metërshat janë pjesë e rregullores së lojës nuk është se e vendosim ne. Nëse ndeshja do të përfundojë 0-0 është edhe mundësia e penalltive, ndaj kemi të drejtë të përgatitemi edhe për ato.

– E prisni një kualifikim nesër ndaj Karabakut?

– Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim, e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën. Do të përpiqemi të luajmë pjesën tonë në mënyrën më të mirë.

– Te cila skuadër mendoni se presioni do të jetë më i madh, pasi mediat në Shqipëri deklarojnë se presioni do të jetë mbi lojtarët e Karabakut?

– E kemi deklaruar që ne kemi shumë respekt për Karabakun. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë thjesht një shëtitje, do të kërkojmë me forcat tona me mundësitë tona të bëjmë ndeshjen tone. Si në jetë, ashtu edhe në futboll mund të ndodh gjithçka. Karabaku është një skuadër me një buxhet shumë shumë herë më të madh se ne, por ne do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë. Ne do të perpiqemi të interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë. Askush nuk ka deklaruar nga ne që vijmë të sigurtë për kualifikim.

Sipas mendimit tuaj, Karabaku është një skuadër e fortë siç e prisni?

– Karabaku është konfirmuar ajo skuadër që unë kam parë dhe kam vëzhguar. Është ajo skuadër e konfirmuar edhe përgjatë edicioneve të kaluara, ku është përballur edhe me ekipe italiane si Roma. Është një skuadër e forte, e cila ka mjaft kualitete në ekip. Në mesfushë dhe sulm ka lojtarë shumë të forte, sidomos kur luajnë një për një me kundërshtarin. Për mua, Karabaku është një konfirmim i atij ekipi që e dija, përfundoi trajneri i “Demave”.

Nesër, në orën 19:00, në Baku do të zhvillohet takimi i kthimit Karabak-Partizani, i vlefshëm për turin e parë të Champions League. Takimi i parë në Tiranë, në barazim 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!