Shkëndija që nuk “ndez”

Shkëndija e Tetovës, thyhet në shtëpi nga Nome Kalju 1-2 dhe eliminohet, në një kohë kur kualifikimi dukej punë e kryer…

Champions League: Shkëndija-Nome Kalju 1-2 (1-0) (Ibraimi 62′ (p)/ Uge 6′, Liliu 90+1)

Bie Shkëndija. Skuadra tetovare, përtej çdo parashikimi, është mundur në shtëpi nga Nome Kalju 1-2, duke dërguar në “ferr” gjithë mundin e takimit të pare (0-1).

Edhe pse tetovarët e Qatip Osmanit u gjendën në disavantazh (Uge 6’), goli i barazimit nga pika e bardhë me Ibraimin në të 62-tën, duket se i ka dhënë besim Shkëndijes për të administruar dhe kaluar në turin e dytë të Kupës së Kampioneve.

Në fakt, formacioni kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të dytë, por në minutën e parë shtesë, pas një aksioni nga e djathta, Nome Kalju, realizon golin e nokautit.

Dështimi i Shkëndijes sjell pasoja ekonomike, ndërsa drejtuesit pritet të marrin edhe masa administrative. Ky ishte turpërimi më i madh i tetovarëve në dekadën e fundit gjatë pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

Gjithsesi, Shkëndija si kampione e Maqedonisë së Veriut, do t’i vazhdojë ndeshjet në turin e dytë të Europa League. Rivali i saj do të jetë skuadra humbëse e çiftit midis skuadrës luksemburgase, Dudelanzh dhe asaj malteze të Valetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!