Feronikeli, dështimi i hidhur…


Champions League: Feronikeli- TNS 0-1 (Ebe 67′) ( e vajtjes 2-2)

Një sulm i gjatë i TNS nga e djathta, pozicionimi i keq i mbrotjes së Feronikelit dhe Ebe, me kokë në të 67’-ën, e dërgon sferën në rrjetë.

Aq ishte. Skuadra e Zekerija Ramadanit bie në Prishtinë, duke sfumuar barazimin 2-2 në të vajtjes në Champios League. Një takim, i cili foli kryesisht për vëndasit nga Drenasi. Gjithsesi, fraksioni i parë u mbyll 0-0.

Në të dytën, janë sërish kampionët e Ipko-s që ruajnë kontrollin e topit, mirepo në disa dalje miqtë nga Uellsi, shfaqen të rrezikshëm teksa në të 67′-tën, shënojnë golin e avantazhit.

Përpjekjet e Feronikelit janë të shumta. Në limite, kosovarëve iu mohohet një penallti, që me gjasë i ka kushtuar kualifikimin. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!