Kalon Karabaku, Partizani prezantohet mirë

Takimi i kthimit në Champions League mes Karabak dhe Partizanit, fitohet nga vendasit. Ekipi i Lerdës pëson një gol në start të së dytës dhe në fund, pati mundësinë e artë për të barazuar. Në shtesë, pëson të dytin.

Kararbak-Partizani 2-0 (Ozobiç 51′, Kuintana 90+2)

Që Qarabak kishte më shumë kualitete, dihej, por takimi i parë në “Selman Stërmasi” pa gola, linte një dritare shprese për Partizanin në kërkim të kualifikimit.

Loja ka nisur me mjaft vrull për vendasit e Gurbanov, që kontrollojnë lojën dhe i afrohen disa herë kuadratit të Hoxhës. Në Champions League, sikurse në çdo takim të rëndësishëm, ka dhe llogari.

Kështu veproi Lerda dhe Partizani i tij duke luajtur tërësisht në mbrojtje. I dha të drejtë në pjesën e parë. Shifrat 0-0 edhe pas 45 minutave, pozitive.

Në të dytën, Karabak, nxiton të kalojë përpara. Tenton me lojën nga krahët dhe në të 51-tën me Ozobiç të pa markuar (vjen pas shpine), shënon golin e parë për vendasit.

Edhe pse në avantazh, Karabaku shtyn duke përgatitur të dytin. Në dy-tri raste është kapiteni Hoxha, që mban të tijtë në lojë. Dalëngadalë, Partizani nis të shohë përpara dhe rasti ideal i vjen në të 74-tën me Solomon. Sulmuesi xhamjakan del i vetëm me portierin Vagner.

Nga pak metra larg godet pa preçizion, por dhe pa shumë përgjegjësi. Topi ndalet në dy kohë nga portieri brazilian i Karabakut. Sërish është ish- skuadra e Agollit, që mban larg të kuqtë, veçse Asani disi në hije sot, së bashku me Malën, Bitrin, por dhe Kordieron, ka rastin e dytë për të barazuar.

Në të majtë vrapon Trashi, teksa Asani provon nga jashtë zone duke e kaluar topin përmbi tra. Në fund, një lëvizje me ‘tru’ e Gurbanov teksa hedh në lojë Kuintanën. Spanjoli në kontaktin e parë me topin në shtesë, dyfishon për një 2-0 final.

Në fund, zhgënjimi te Partizani. Gjithësesi, duke parë rivalin përballë, duhet vlerësuar për grintën dhe faktin që e mbajti çështjen e kualifikimit të hapur deri në fund.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!