Rikthehet Hamilton, “pushtuesi” i Silverston

Çmimi i Madh i Britanisë fitohet nga një britanik. Edhe pse i nisur i dyti, Ljuis Hamilton pas 52 xhirosh në cirkuitin e Silverstonit, kalon i pari vijën e mbërritjes, në garën e 10-të të botërorit të Formula 1. Sezonin e shkuar, fitues i kësaj gare ishte ferraristi Sebastian Fetel.

Britaniku i Mercedesit, fiton për herë të gjashtë garën e “shtëpisë”, më tepër se çdo pilot tjetër në historinë e këtij cirkuiti, i cili krahas 25 pikëve të fitores, mori edhe bonusin e xhiros më të shpejtë në pistën e Silverstonit.

Në vendin e dytë të podit të fituesve, u ngjit piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas, i cili bëri një garë spektakolare në luftë për fitore me shokun e tij të skuadrës Hamilton. Finlandezi e humbi kryesimin e garës, kur në pistë hyri makina e sigurisë.

Podi u plotësua me pilotin e ri të Ferrarit nga principata, Çarls Leklerk, qe garoi i sigurtë për një vend nderi. Madje ai edhe u “hakmorr” duke e lënë pas pilotin holandez Maks Verstapen te Red Bull, me të cilin edhe pati një “fërkim” të vogël ashtu si GP Austrisë.

Gara e ferraristit tjetër, gjermanit Sebastian Fetel, ishte zhgënjyese. Ai rendit i 16-ti, për shkak të një penaliteti prej 10 sekondash që mori nga komisarët, si shkaktar i një aksidenti në garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!