Horner përgënjeshtron rikthimin e Fetel

Sebastian Fëtel nuk do të rikthehet te Red Bull. Së paku për tani. Kjo është konfirmuar nga Kristian Horner, udhëheqës i skuadrës së ekipit austriak, duke kundërshtuar disa nga thashethemet që kanë qarkulluar përmes “kantierit”, sipas të cilave, përflitet mundësia e rikthimit të gjermanit në ekipin me të cilin ai fitoi katër Kupat e Botës.

“Sebastian (Fëtel) ka kontratë me Ferrarin. Mendoj se deri në fund të vitit të ardhshëm, nuk flas për atë që po kthehet. Ne jemi shumë të lumtur me punën e Maks Verstapen dhe mendoj se tri ekipet e para do ta ruajnë “status quo” të paktën deri në fund të 2020”, tha Horner, shefi i skuderisë Red Bull në një intervistë me BBC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!