Rikthehet Valteri Botas, “pole” në Silverston

Rikthehet skuaderia Mercedes në startin e garave të Formula 1. Valteri Botas është fituesi i “pole-position” në Çmimin e Madh të Britanisë, garë që do të zhvillohet nesër në pistën e Silverstonit.

Ai e përshkoi cirkuitin me kohën 1:25.093, duke lënë pas me 6 mijtat e sekondit, shokun e tij të skuadrës, britanikun dhe kampionin e botës në fuqi, Ljuis Hamilton. Pas tyre, kohën më të shpejtë e arriti piloti i Ferrarit, Çarls Leklerk me 1:25.172, i cili do të niset nga pozicioni i tretë në garën e nesërme.

Pas këtyre tri të parëve, u renditën Marks Verstapen (Red Bull), Pier Gasli (Red Bull), Sebastian Fetel (Ferrari), Daniel Riçardo (Renault), Lando Noris (McLaren), Aleksander Albon (Toro Rosso) dhe Niko Hulkenberg (Renault), që plotëson 10-shen e parë të pilotëve.

Ky ishte “pole” i 10-të i fituar nga piloti finlandez Valteri Botas dhe i katërti i fituar prej tij gjatë këtyre 10 garave të këtij botërori të Formula 1. Ndërkohë, ky është edhe “pole” i 99-të i fituar nga skuderia Mercedes.

Gara zyrtare për Çmimin e Madh të Britanisë, do të nisi nesër, në orën 15:10, në cirkuitin e Silverstonit. Kjo është edhe e 10-ta në kalendarin e botërorit të këtij sezoni në Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!