Isko, ëndërra e madhe e Juves…

Isko dhe plani Juve për të punuar në këtë pistë, duket disi si fantazi e shtypit përtej Adriatikut. Por në Itali, i referohën “Mundo Deportivo”-s dhe hedhin mbi tavolinë kartën e fund-merkatos, duke aluduar se te bardhezinjtë ka një plan ekstra.

Në fakt, ylli i mesfushës spanjole, sipas “Los Blankos”, kushton 80 milione euro, mirepo te shtëpia e “Zonjës”, mendojnë se me afrimin e fundit të merkatos, Reali do t’i ulë pretendimet.

Isko, në duel të heshtur me Zidan, mund të realizojë kalimin te Juventus për të fuqizuar e bërë të madhe një skuadër pretendente për në Champions League.

Për këtë arsye Juventus po punon me një operacion të studiuar dhe në qetësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!