Ministri i Arsimit uron Feronikelin…

Barazimi heroik i Feronikelit sot në Uells (2-2), me kampionet vendas për turin e parë të Ligës së Kampionëve, përveçse ka mbajtur gjallë shpresat e drenasëve për një kualifikim historik në të kthimit, ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët anembanë trojeve shqipfolëse.

Njëri prej tyre, Ministri i Arsimit në Republikën e Kosovës, Shyqeri Bytyqi, dikur ish-futbollist me skuadrën, përmes një postimi në “facebook”, ka uruar e komplimentuar skuadrën nga Drenasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!