Shkëndija, formalitet në Estoni…


Liga e Kampionëve, turi i parë: Nome Kalju- Shkëndija Tetovë 0-1 (Ibraimi 81′ (p)

Kjo “shkëndijë” të argëton. Për më tepër, ecuria e tyre në Europë, po bëhet një rit pozitiv. E tregoi edhe sot në turin e parë  të Ligës së Kampionëve, teksa në Estoni, me Nome Kalju kanë fituar 0-1.

Tetovarët e Qatip Osmanit hedhin hapin e madh drejt turit të dytë të këtij kompeticioni. Paçka se goli i tyre erdhi në minutat e fundit të takimit nga një penallti e kthyer në gol nga Ibraimi.

I gjithë takimi është diktuar nga skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, e cila shpesh i është afruar golit, duke mos rrezikuar asgjë prapa.

Me ngjyrat e tetovarëve edhe ish-mbrojtësi i Skëndërbeut dhe Kukësit, Gledi Mici. E kthimit në shtëpi, duket formalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!