Feronikeli “kafshon” në fund…

Liga e Kampionëve: TNS-Feronikeli 2-2 (Dreper 49′ (p), Eduards 77’/ Zeka 89′, Fazliu 90’+3′(p)

Ndeshje e çmendur në Uells, mes vëndasëve të TNS dhe Feronikelit për Champions League. Pas një pjese të parë të balancuar, e dyta ka rezultuar një maratonë sa drithëruese, aq dhe spektakolare.

Katër gola në këtë pjesë dhe drenasit, të cilët barazojnë në mënyrë spektakolare. I pari në limite të kohës së rregullt dhe një të dytë shënuar me penallti në shtesë.

Në fakt, Feronikeli u godit sapo nisi pjesa e dytë, teksa në penallti kundër, u shdërrua në gol nga Dreper në të 49’. Por ndeshja e kosovarëve u vu së tepërmi në pikëpyetje në të 76’, kur pas një këndorjeje dhe daljes së gabuar të  portierit Troshupa, Eduards dyfishoi për TNS në të 77-tën.

Pjesa tjetër e lojës, ofron spektaklin e kampionëve të Ipko-s, të cilët besojnë te goli në fushë kundërshtare. Një aksion i gjatë nga e majta dhe harkimit në zonë, Mevlan Zeka kërcen mbi kundërshtarin dhe depoziton në rrjetë.

Gjithsesi, për të mbyllur një mbrëmje festive në ishull, mendon Astrit Fazliu, i cili nga pika e penalltisë, me një gjuajtje qëndrore, vulos 2-2.

E kthimit do të zhvillohet në Prishtinë (me 16.07), me ekipin e Zekerija Ramadanit shumë pranë suksesit të dytë europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!