Debutim “i nxehtë”, Lerda ka besim te grupi

Pas konferencës së shtypit të azerëve të Karabakut, i ka ardhur radha trajneri të Partizanit, Franko Lerda, të flasë për skuadrën e tij të kuqe në prag të takimit të nesër ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, e vlefshme për Champions League.

Ai është paraqitur para gazetarëve, së bashku me kapitenin e “demave”, portierin Alban Hoxha, si dhe me zëdhënësin për shtyp të klubit kryeqytetas, Olsi Ranxi.

Trajneri Lerda, nesër zyrtarisht do të nisë edhe “aventurën” e tij në krye të pankinës së Partizanit, të cilët janë edhe kampionët e Shqipërisë. Gjatë konferences, italiani ka prekur disa tema, ndërkohë që formacionin nuk ka dashur ta zbulojë.

FORMACIONI? “Formacionin e kam në kokë, mund të kem ndonjë dyshim. Në tërësi e kam vendosur. Trashi? Luan Partizani, ai është pjesë e ekipit. Ata që kanë ardhur nuk janë në formën e tyre më të mirë. Në numër janë të shumtë. Mund të jetë prezent në fushë ndonjë prej lojtarëve të ardhur”.

PIKA MË E FORTË?Kemi shumë pika të forta, të dobëtat duhet t’i gjejë Karabaku. Vijmë si kampionët e Shqipërisë dhe jemi krenarë për këtë. Kemi tri javë që punojmë, kemi një ekip që është prej vitesh bashkë”.

KUNDËRSHTARI? “Karabakun e kam parë, më shumë se një herë. Janë ekip i fortë, kanë dalë gjashtë herë kampion radhazi. Janë një skuadër shumë e fortë dhe e respektojmë maksimalisht. Gjithsesi kemi shumë besim në vetvete. Rezultatin nuk e di, pres një paraqitje të mirë. Rezultatin e vendos fusha”.

OBJEKTIVI? “Kualifikimi, surprizë? Të shohim, të luajmë ndeshjen e parë. Pastaj do të bëjmë llogaritë. Ndeshja e kthimit varet nga ajo që do bëjmë nesër. Do e shohim si ndeshje të vetme, fokusi është te sfida e nesërme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!