Stadiumi i ri në Kosovë? Telashe pa nisur…

Telashe ende pa nisur. Ngjet në Kosovë teksa Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka hedhur hije dyshimi mbi Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës për akordimin e tenderit në mënyrë jo transparente kompanisë turke, Tabanlioglu. Bëhet fjalë për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës në Drenas.  

Konsorciumi amerikan DLP- ARUP, konkurent në garë për të fituar tenderin, duket se është i ndëshkuari i madh, pasi ata, mësohet se janë eliminuar vetëm me arsyetimin e mungesës së eksperiencës.

Ndërkaq, projekti për ndërtimin e stadiumit të ri, u prezantua muajin e kaluar në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë.

Projekti për stadiumin është bërë sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa kapaciteti e këtij stadiumi të ri, pritet të jetë rreth 30 mijë vendësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!