Xhejms huazohet në Izrael…

Ish-futbollisti Bylis, Laçit dhe Skënderbeut, Xhejms Adeniji, i shndërruar si sulmues i mirëfilltë nga trajneri Stavri Nica te bardhezinjtë, është transferuar në Izrael. Sipas ‘Sport Ekspres’ , lëvizja e sulmuesit nigerian për te Ironi Kiriat Shmona tashmë është mbyllur.
“Gjithsesi korçarët nuk mund të përfitojnë nga kjo lëvizje e bërë së fundmi, pasi Xhejms shkon te Ironi Kriat Shmona në formë huazimi. Izraelitët e kanë paguar shumën e 100 mijë eurove për ta marrë borxh.
Xhejms bëri një sezon shumë të mirë një vit më parë me Gabala, teksa arriti të shënonte 10 gola. Sulmuesi u përzgjodh në formacionin më të mirë të vitit në Azerbajxhan dhe për të ka pasur shumë oferta, mes tyre edhe nga Karabaku që nuk gjeti dot akordin me klubin e Xhejms”,-thotë ‘Sport Ekspres”