Mourinjo, faleminderit Kinë!

‘Telegraf” dje tregoi një foto të Hoze Mourinjos në shoqërinë e drejtuesve të klubit kinez Evergrande. Një bisedë, e cila me gjasë ka patur qëllim për ta sjellë ish-trajnerin e Çelsit në Kinë, te Guangzhou.
Marrëveshja përtej zërave mediatikë, duket se ka marrë një përgjigje negative. Sipas “Guardian”, trajneri portugez ka refuzuar ofertën për arsye familjare, pavarësisht se klubi aziatik kishte vënë mbi tavolinë, sasi të konsideruara eurosh.