Nigeria dërgon në shtëpi… Sedorfin


Kupa e Afrikës: Nigeri- Kamerun 3-2 (Igalo 19′,63′, Iobi 66’/ Bahokën 41′, N’xhi 44′)

Takimi i konsideruar si finalja e parakohshme në Kupën e Afrikës sot, mes Nigerisë dhe Kamerunit të Sedorf, për një biletë në çerekfinale, ka prodhuar një spektakël të vërtetë.

Plot 5 gola dhe në fund, Nigeria që feston kalimin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ndeshja e luajtur në “Aleksandia Stadium” të Egjiptit, nisi me avantazhin e Nigerisë me Igalo në të 19-tën. E ndërsa skuadrat po shkonin në fund të pjesës së parë, vjen furia e Kamerunit, të cilët shënojnë dy herë radhazi në tri minuta 41 dhe 44, duke vajtur në pushim me moral super të lartë.

Gjithsesi, Nigeria nuk është befasuar dhe starti i së dytës, ka folur i gjithi për skuadrën e Gernort Ror. Fillimisht nigerianët kanë  barazuar në të 63-tën sërish me Igalo dhe më pas në të 66’ me Iobi të asistuar nga Igalo, kanë përmbysur shifrat. (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=ZgC92wPhUVo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!